Pa kimioterapi, shkencëtarët shkatërrojnë kancerin për 11 ditë

Secila ditë ku nji studim kallxon potencial për gjetjen e ilaçit kundër kancerit asht ditë e mirë, dhe shkencëtarët në Europë sapo kanë mujt me zbulue shnoshjen e kancerit në gji, kanceri ma i zakonshëm te gratë, ku nji në 8 gra amerikane preken nga kjo sëmundje gjatë jetës së tyne.

Hulumtimet janë prezentue nga profesori Nigel Bundred në Amsterdam dhe asht zbulue se kanë testue efektivitetin e ilaçeve të njohuna si Herceptin (trastuzmab) dhe Lapatinib.

Këto ilaçe përdoren për trajtimin e kancerit të gjinit, por kjo asht hera e parë ku ato janë kombinue së bashku dhe janë përdorë para kirurgjisë dhe kimioterapisë.

Shkencëtarët kanë zbulue se janë të aftë t’i eliminojnë disa lloje të kancerit të gjinit për vetëm 11 ditë. Ata kishin pasë synim t’i përdorin ilaçet në fjalë për të luftue proteinën e quejtun HER2, e cila ndikon në rritjen dhe divizionin e qelizave të kancerit.

Ndër gjanat ma të mira të këtij tretmani asht fakti se e eliminon nevojën për kimioterapi dhe ndërhyrme kirurgjike. Edhe efektet e përkohshme anësore si rania e flokëve, vjelljet dhe lodhja shmangen, tue e ba këtë trajtim me pasë ma pak ndikim në trup.