Pajisje qe jau ‘dlire’ mendt dhe ju ban ma te forte e ma te lumtun

thync

Ne vend te Aspirinit, kur keni nevoje per relaksim dhe qetesim se po ju dhemb kryet e s’po ndiheni mire nga ndonji nervoze e jetes se perditshme, shpikesi i pajisjes se fundit  ju thote – qiteni ne balle kete trekandesh dhe ka me ju mejt menjihere.

Neurobiologu i trajnuem ne Harvard, Isy Goldwasser, e ka ba nji invencion, nji pajisje qe e ka quejt – Thync – me te cilen ju premton se me te keni me mujt me aktivizue  “gjendjen natyrale te energjise dhe qetesise se trupit”, per vetem – $199.

isy goldwasser

Me fjale tjera, shpikesi Goldwasser ka krijue diçka qe ju ‘hackon’ trunin tuej, sepse ju ban me u ndie ma mire, me qene ma kreativ, bile gati si me u ‘ndreq’. E quejten edhe ‘droge digjitale’!

THYNC njisoj si edhe Muse, jane dy gadget’a, dy pajisje qe perdorin stimulimin elektrik te nervave, njana per me jau ndru disponimin, e tjetra per me ju lexue mendt dhe me ju ndihmu me meditue, shkruen The Washington Post.

th1

Keto pajisje stimulojne regjionet kryesore te trunit me krijimin e fushave magnetike. Diçka si elektro-shok, por ne kuptimin stimulues dhe qetesues te trunit.

Keto pajisje ende nuk jane vleresue ne menyre te pamvarun dhe keto efekte te ketyne pajisjeve nuk kane ndonji certifikim institucional.

Kompanite qe po i prodhojne arsyetohen se stimulimet qe ato prodhojne jane aq te vogla sa nuk munden me u quejt pajisje medikale per me ju nenshtrue institucionit certifikues e testues “Food and Drug Administration”. E ky institucion ma i nalte amerikan ne kete fushe, po hesht, s’po intervenon.

Kjo i ka ba shume mjek te neuroshkences me reague, tue shpreh dyshimet e veta ne efektet e ketyne pajisjeve dhe ne keqperdorimet qe mujn me ndodhe. Per shembull, mos me u stimulue pjeset e trunit qe te qetesojne, por ato qe te shkaktojne ankth.

th2

Thync asht testue nga kompania qe e prodhon ne mija vullnetare dhe kompania e ka publikue nji studim ne revisten  “Nature”, me 82 vullnetare, dhe ka gjete se 14 minuta me e mbajte Thync ne balle, ka me reduktue stresin.

Reagimi i atyne qe e kane ble kete produkt dhe po e perdorin asht se dy te tretat e tyne thone se ka efekt, e nji e treta qe s’ka asnji efekt.