Paralajmërimi i ekspertëve për mashkujt: Mbas gjakderdhjes së dhambëve mshefet nji rrezik ma i madh

Studimet e fundit paralajmërojnë mashkujt, të cilët vuejnë nga smundja e mishnave të dhambëve se janë ma të rrezikuem nga impotenca seksuale.

Infeksioni kronik bakterial, ose periodontiti, asht nji nga shkaktarët kryesorë të prishjes së dhambëve te të rritunit. Ky infeksion rrit rrezikun për zhvillim të smundjeve kardiovaskulare, inflamacionit, goditjes në tru apo forcim të arterieve.

Goditja në tru dhe forcimi i arterieve nga ana tjetër janë të lidhun me impotencën seksuale (disfunksionin erektil).

“Mundet me qenë shumë herët për me sugjerue që mashkujt me disfunksion erektil duhet të kontrollojnë dhambët e tyne; apo që mashkujt me smundje kronike të mishnave të dhambëve duhet me u shqetësue për funksionin seksual”, kallxon dr. Zhigang Zhao.

“Megjithatë, asht mirë të informohen pacientët me smundje kronike të mishnave të dhambëve për lidhjen me impotencën seksuale”, vazhdon dr. Zhao.

Hulumtuesit shkencorë analizuen të dhanat nga 5 studime të publikueme mes viteve 2009-2014, ku ishin përfshi ma shumë se 213 mijë vullnetarë të moshës 20-80 vjeç.

Secili studim kishte zbulue se impotenca seksuale ishte ma e zakonshme te mashkujt e trajtuem me smundje të mishnave të dhambëve, sidomos te ata ma të ri se 40 vjeç apo ma të vjetër se 59 vjeç.