Paralajmërimi i Hawking: “Miliona jetë në rrezik”

Fizikanti i famshëm britanik Stephen Hawking, siç informon e përditshmja britanike “The Telegraph”, i asht bashkue nji fushate të nxitun nga mbretnia suedeze kundër obezitetit dhe sedentarizmit.

“Njerëzimi po përballet me nji nga sfidat ma të mëdha sot dhe miliona jetë janë në rrezik”, thotë kozmologu i cili paralajmëron në këtë mënyrë për “nga problemet shëndetësore ma serioze të shek. XXI”.

“Shumë njerëz vdesin nga komplikimet e shkaktueme nga mbipesha dhe obeziteti. Hamë shumë dhe lëvizim pak”, thotë në nji komunikatë të publikueme në rrjetet sociale nga organizata suedeze Gen- Pep.

Megjithatë, Hawking thekson se zgjidhja e këtij problemi asht e thjeshtë.

“Nuk asht shkenca hapsinore. Ma shumë aktivitet fizik dhe ndryshime në ushqyemje”, paralajmëron shkencëtari që pohon se asht jashtë botëkuptimit të tij mënyra se qysh sedentarizmi u shndrrue në problemin ma të madh shëndetësor të njerëzimit.