Paralajmërimi i mjekëve: Kurrë mos i pastroni veshët me kruejtëse

Pastrimi i veshëve me kruejtëse veshësh për nji moment na ban me u ndje mirë, por mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kjo praktikë e zakonshme ka në kanalet tona të ndigjimit.

Kërkimet mjekësore kanë evidentue se kur na pastrojmë veshin me kruejtëse veshësh, realisht nuk e pastrojmë aspak, por pambuku shtyn dyllin në kanal tue e ngjeshë me daullen e veshit.

Mjeku ekspert, Kunal Karade, nga India, hoqi nji pjesë të vjetrueme të pambukut që kishte mbetë mbrenda kanalit të veshit, siç raporton britanikja “The Independent”.

Video e maposhtme kallxon pambukun që ndodhet prej pesë ditësh në veshin e pacientit që i shkaktoi këtij të fundit, kruemje veshi, bllokim veshi, të ftoftë, kollë dhe alergji sezonale./noa.al/