Pekini detyrohet me u mbyllë për disa ditë, qe për çka!

Asht nji foto nga Xinhua, ku qyteti doket pak.

Por kjo pamje ka qenë prej ditësh kështu.

Mjegulla e pistë ka pushtue qytetin, ndërsa kjo fotografi e realizueme në ditën e sotme deshmon nji Pekin të qetë.

Jo se Pekini asht gjithmonë i tillë, por për shkak se qarkullimi asht rrallue aq shumë mbasi asgja nuk dallohet nga njana-rrugë te tjetra.

Niveli i ndotjes në maksimum, kurse ajri konsiderohet i damshëm për frymëmarrjen.

E fundit situatë si kjo e këtyne ditëve asht regjistrue në vitin 2015.

NARS, sistemi i bazuem në teknologjinë nukleare, biologjike e kimike mati ndotjen aso kohe tue dalë në rezultatin se kohëzgjatja ishte 179 ditë.

Ky sistem ma parë informonte vetëm ushtrinë, por aktualisht e ban njoftimin edhe për shtypin, që qytetarët të informohen për rrezikun nga ajri i ndotun.