Për ata që pinë cigare: Këto janë helmet që futni në trupin tuej dhe nuk i dini

Numri i të rijve, të cilët cigaren e parë e kanë fillue para moshës 18-vjeçare asht gjithnji në rritje, ndërkaq shumica e tyne as që janë të vetëdijshëm se sa e rrezikojnë shnetën e tyne, thonë ekspertët.
Shumica e duhanpirësve të ri nuk e kuptojë se sa shpejt kjo shprehi mundet me i çue deri në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, diabetit, sëmundjeve të mushkënive, si edhe të disa llojeve të kancerit.

Mesatarisht nji cigare përmban ma shumë se 600 përbamës të ndryshëm, ndërkaq tymi i tyne prodhon mbi 7.000 kimikate, 93 prej tyne në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë dhe rrezikojnë shnetën.

Ndër përbamësit e rrezikshëm në disa cigare gjenden madje edhe helmi kundër mijve dhe arseniku, shprehet dr. Kurt Ribisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, gjatë nji interviste të dhanë për prestigjiozen “Reuters”.

Futja e arsenikut në organizëm gjithsesi mundet me qenë i damshëm dhe çon në zhvillimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe në helmim.

Para se të dhezësh nji cigare që ka nji temperaturë prej 950 gradë celsius, kqyr vetëm disa prej helmeve që përmban: aceton (lang i pangjyrë, i avullueshëm), acid acetik (uthull), amoniak (lang pastrues i tretshëm në ujë), arsenik (komponent herbicidesh), benzol (avull vaji), kadmium (bateri), dioksid karboni, tetraklorid karboni, ddt (insektcid), hidrokarbur cianid hidrogjeni, methanol, nikotinë, acid nitrik, polonium-210 (mbetje radioaktive), acid sulfurik, radon, etj.

“Shumë njerëz kërkojnë informacione për përbamësit e duhanit, por nuk kanë ku t’i gjejnë”, thotë dr. Reinskje Talhout, nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin tek Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit në Holandë.

“Nëse njerëzit kishin me ndegjue rreth këtyne përbamësve, kishin me u shokue”, shton ajo.

dd_1471843283-9202708