Për ju që pini çaj dhe kafe, vjen festivali për dy ditë në Prishtinë!

Festivali i Kafës dhe Çajit asht parapa me u mbajt me datën 11 dhe 12 Tetor por që për shkak të kushteve atmosferike asht shty. Nesër ka me u ba hapja zyrtare dhe ka me zgjatë për dy ditë  me 25 dhe 26 Tetor 2016 në Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, Prishtinë tue fillue nga ora 10:30 deri në ora 20:00.

Në festival kanë  me u ekspozue loje të ndryshme të kafes dhe çajit, si dhe kanë me përformue DJ të njohun vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme  të cilat kanë me u përkujdes për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e shumta për të cilat do të përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit.

Për ju që e doni kafenë dhe çajin mos hezitoni të merrni pjesë në këtë festival, pasi që asht i pari i këtij lloji në Kosovë.

 

cajiiii