Për me humbë peshë, gatuene orizin në këtë menyrë!

Në përgjithësi ekspertët sugjerojnë të shmangni orizin në qoftë se ju doni të humbni peshë, por ka nji mënyrë ku orizi mund t’ju ndihmojë me humbje e peshes.

Për këtë, juve ju duhet oriz dhe vaj kokosi.

Në ujë të valë, shtoni nji lugë gjelle vaj kokosi. Mbasi vaji të shkrihet në ujë, përzieni me nji gjysë filxhani oriz.

Zieni për rreth 40 minuta ose deri sa të vini re se orizi asht gatue plotësisht.

Në fund, ruejeni  orizin e gatuem në frigorifer dhe prisni për 12 orë para se të konsumoni atë.

Nëse keni probleme me peshë apo me sheqer në gjak, patjetër provoni këtë zgjidhje të mahnitshme.

Si funksionon kjo metodë?

Teksa orizi gatuhet, vaj i kokosit depërton në niseshte tue e ba sheqerin rezistent ndaj enzimeve dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

Sigurohuni që të mos e nxeni shumë orizin pasi ajo mund të prish nivelet e sheqerit në gjak.