Për nji hundë pa mitisera !

Shumica e femnace kane problem me mitisera në hundë.

Për me i heq mitiserat femnat përdorin shumë metoda e produkte të ndryshme, por kjo mënyrë që kemi me ju kallxue ma poshtë asht mënyra ma e sigurtë dhe ma e lire, ku veç me 3 veprime keni me i heq qafe ato.

Valoni ujin dhe pravullojeni fytyrën e sapo të lame, mbi nji enë me ujë të nxehtë ma së shumti 10 minuta.

Mos harroni që për këtë metodë pastrimi asht e domosdoshme me mbulue kokën me peshqir, që avulli me shkue direkt në fytyrë.

Mandej vazhdoni pastrimin e pjesëve të hundës me piling të bame nga nji lugë e vogël sodë bikarboni dhe nji luge të vogël uji. Bajini masazh hundës me këtë tretje 3-5 minuta, dhe mandej lajeni fytyrën me ujë.

Në fund ju duhet nji e bardhë e trazueme e voes, të cilën e vendosni në pjesën e hundës dhe përreth saj dhe e mbuloni pjesën e lyeme me nji shirit të premë të letrës higjienike.

Mbas disa sekondash dhe mbi shirit hidhni mbetjen e të bardhës së vezës dhe prisni që të thahet mirë.

Kur ta hiqni shiritin, lëkura juaj ka me qenë e lëmueme dhe pa mitisera.