E Ejte, 8 Dhetor 2016

Ndaq me përmirësue memorien, nisja me ec ose bane nji sy gjumë

sara mednick

Shkencëtarët i kanë zbulu dy sekrete të reja për përmirësimin e memories: Njani asht me ba sa ma shumë stërvitje, ndërsa tjetri thote me ba nji sy gjumë.Simbas studimit të publikuem muejin e kaluem ne revisten “Current Biology”, aktiviteti fizik katër orë mbasi keni studiu, ju ndihmon me memorizue ma shpejtë informacionin.

Studim i ri sugjeron se edhe gjumi menjiherë mbas studimit, ndihmon gjithashtu me memorue informacionin.

“Gjumi ndihmon në transformimin e kujtesës afatshkurtë në afatgjate, tue i ba ma të forta lidhjet mes tyne dhe kujtimeve të vjetra, dhe mundëson përfshimjen e eksperiencave të reja te njohjet e përgjithshme dhe kuptimi për botën”, spjegon Sara Mednick, profesoreshë e psikologjisë ne Universitetin e California’s, Riverside.

Mednick udhëhoqi studimin e publikuem këtë muej ne “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ku përshkruhet roli që luen sistemi nervor autonomik i trupit, gjatë gjumit, ne konsolidimin e kujtesës.

Gjatë studimit, 81 meshkuj dhe femna u vune para testit me i zgjidhe disa probleme me fjalë, herët në mëngjes. Kur e përfunduen detyrën, 60 vullnetarë morën nji sy gjumë për 90 minuta, ndërsa të tjerët panë nji video. Hulumtuesit shkencorë monitoruen aktivitetin e rrahjeve të zemrës te grupi i parë i vullnetarëve (që morën nji sy gjumë mbas studimit).

Në fund të ditës, të gjithë pjesëmarrësve ju kërku edhe njiherë me i zgjidhe problemet me fjalët për herë të dytë. Disa nga këto probleme ishin të njajta me të parat, ndërsa disa të tjerë ishin të reja.

Në fund hulumtuesit shkencorë panë që grupi që mori nji sy gjumë i kishte zgjedhe problemet ma mirë se grupi tjetër, që panë video.

 Burimi: CNN