Për ten të fytyrës, mbas rrezitjes lyeni më ketë vaj (foto)

Qind për qind vaj natyral për rrezitje përftohet kur në vajin e pregaditun në shtëpi e fusni bimën dhe e lini me qëndrue në mënyrë që të lirojë vajin e vet esencial.

Tue pas parasysh që faktori i tij mbrojtës asht rreth pesë, rekomandohet që të përdoret vetëm atëherë kur lëkura juej të nxihet, përkatësisht kur rrezet e diellit janë të dobëta.

Lëkura e lyeme me këtë vaj, i cili bahet nga arrat e papjekuna (të gjelbra), karota dhe vaji i ullinit ka me qenë e butë, delikate, e ushqyeme dhe e mbrojtun.

 

Përbamësit:

– 6,7 arra të gjelbra,
– një karotë e freskët e madhe apo dy të vogla,
– vaj ulliri.

Procedura

1. Arrat pritni në katër copa dhe futni në kavanoz

2. Karotën grijeni në rende dhe derdheni në vaj ulliri

3. Kavanozin lëreni të qëndrojë në diell rreth një muaj dhe kohë pas kohe tundeni

4. Kur të kalojë një muaj kullojeni përmbajtjen dhe vajin e përftuar qiteni në shishe.

Këshillë: Mund t’i përdorni edhe arrat të cilat tashmë gati janë pjekur, përkatësisht janë forcuar ashtu që thjeshtë t’i copëtoni me çekiç.

Nëse këtë vaj e ruani në vend të ftohtë dhe të errët, atëherë do të mund ta përdorni edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/