Përdorni pastrues pambuku për veshë? Qe pse s’duhet me ba ma!

Pastrimi i veshëve ndonjiherë asht gjaja ma e vështirë që mundeni me ba dhe e dhimbshme njikohësisht. Por, a e dini se cila asht mënyra e duhun e pastrimit të veshëve? Qe disa këshilla për ju që përdorni pastrues pambuku:

Mos përdorni pastrues pambuku për veshët. Ky asht rekomandim i mjekut që bazohet në faktin se ai asht i damshëm.

Kanalet e veshit nuk janë të parapame për me pranue trupa të huej mbrenda. Me anë të pastruesit të pambuktë, ju e shtyni edhe ma thellë dyllin mbrenda veshit.

Dylli i veshit shpesh herë asht i nevojshëm. Në të vërtetë, dylli i veshit luen rol shumë të madh në mbrojtjen e timpanit të veshit nga grimcat e papastërtisë.

Koha ma e përshtatshme për me i pastrue veshët? Veshët mundeni me i pastrue në mënyrë natyrale. Na duhet me pastrue vetëm sipërfaqen e jashtme, pa ndërhymje të mbrendshme.

Dylli nuk asht arsye e vetme për bllokim të veshit. Dylli prodhohet në kanalin e jashtëm. Pra, arsyeja e vetme për bllokim të mundshëm të veshëve asht përdorimi i shpeshtë i pastruesit prej pambuku.