Pesha ju ndjekë nga fminia

Fëmitë me mbipeshë ose obizë kanë ma shumë gjasa me vazhdue me qenë mbipeshë dhe në moshë t’rritun.

Shpesh shtrohet pyetje nëse fëmitë obizë kanë me vazhdue me qene të tillë edhe në moshë t’shtyme.

Dhe hulumtimet norvegjeze te realizueme para do kohe kanë vërtetue pohimin.

Mbasi kanë analizue mbi 500 persona të moshës 15 vjeçare, studiuesit i kanë përcjellë ata edhe mbas 18 vitesh, në moshën 33-vjeçare.

Dhe, krahasimi ka tregue se shkalla e mbipeshës së tyne e përcaktueme përmes indeksit të masës trupore, nuk ka ndryshue shumë nga mosha e re në moshë të mesme.