Pija “magjike” që zhduk migrenën

Migrena asht nji sëmundje neurologjike që lidhet me dhembjet e kryes. Ajo asht mendue si rezultat i aktivitetit jonormal të trunit, por shkaku i saktë i problemit nuk asht zbulue ende. Këtu janë disa nga shkaqet për këtë gjendje:

– Ndryshimet hormonale: menopauza ose dhembje kreje dhe menstruacioneve

– Shkaqe emocionale: stresi, tensioni, depresioni

– Shkaqe dietike: pijet me kafeine, çokollada, alkoholi, vaktet e ç’rregullta

– Shkaqe mjedisore: pirja e duhanit, ndryshimet e klimës Asht e ditun se duhet me pi shumë ujë. Por, edhe pse mund t’pini shumë ujë, trupi juej ende mund t’jetë i dehidratuem. Kjo asht për shkak se nivelet e ulëta elektrolite e bajnë trupin të eliminojë sasi të mëdha uji. Ndonjiherë, migrena juej mund t’jetë shkaku i dehidrimit tuej.

Receta për migrenën

Nji filxhan me ujë, lang i nji gjysmë limoni, 2 lugë krypë rozë, (përmban minerale esenciale të tilla si kalium, hekur, sulfur, magnez etj”. Këto minerale janë të zhytuna lehtë në trup pa shpenzue shumë energji, dhe përmbajtja e sodiumit në krypë asht i ulët, kështu që nuk ka ruejtje uji në trup. Ky ilaç shpiak asht përdor për migrenën për dekada të tana, dhe trashëgohet ndër breza.