Pija për të cilën krejt folin, e pin dhe ‘shkrihesh’

Kjo pije shpejton metabolizmin dhe dhjami rreth belit ka me fillue me u shkri ngadalë.

Nevojiten:

▪ 8 gota ujë

▪ xhenxhefil i grimë në rende

▪ nji kastravec i madhësisë mesatare, i qëruem dhe i premë në feta

▪ nji limon i premë në feta

▪ nji lugë e vogël me gjethe të freskëta nenexhiku, dhe

▪ nji lugë gjethesh të thame nenexhiku.

Pregaditja:

Përzini të gjithë përbamësit në nji enë të madhe, leni me ndejt tanë natën (ma mirë asht me i mbajt në frigorifer).

Gotën e parë pijeni në mëngjes sapo të çoheni, ndërsa pjesën tjetër ndane për tanë ditën.

Pini këtë pije katër ditë, mandej bani pauzë shtatë ditë. Në këtë mënyrë keni me shpejtue metabolizmin dhe dhjami rreth belit ka me nis me u shkri ngadalë.

Natyrisht, ky lang nuk ka efekt nëse bashkë me te hani pa masë.