Pijet e gazueme, qe damet që u shkaktojnë fëmive

Pijet e gazueme krijojnë varësi

Varësia ndaj pijeve të gazueme krijohet nga nji mori e përbamësve të saj, ku kryesorja asht kafeina. Kafeina krijon nji varësi fizike, dhe fëmitë nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë vlera ushqyese

Pijet e gazueme kanë disa kalori boshe që mujn me shue oreksin. Konsumimi i tyne nga fëmitë u pret oreksin për me hangër ushqime të shnetshme.

Damtojnë trunin e fëmive

Truni i fëmisë asht në zhvillim edhe gjatë adoleshencës. Kur nji fëmi pij shumë pije të gazueme, ai merr kimikate që ndryshojnë trunin. Ato janë të mshefta te acidi citrik apo shijet artificiale që kanë pijet e gazueme. Asht vërtetue se këto excitoxin-a shkatërrojnë neuronet e trunit.

Dobësojnë kockat e fëmive

Pijet e gazueme dobësojnë kockat e fëmisë mbasi ato tretin kalciumin.