Pijet energjike ‘ndalohen’ për personat nën moshën 18 vjet!

Në bazë të rekomandimeve, Komisioni për Shendetësi propozoi vendosjen e shenjave njoftuese “+18”, në tana pijet energjike; me u zhvillue fushata vetëdijesuese për efektet negative që shkaktojnë këto pije, si dhe të ndalohet shitja e tyne mbrenda dhe n’afërsi të shkollave.

Iniciativa e të rijve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën moshën 18 vjet, ishte temë e diskutimit me Iniciativën e të rijve “Rritu shnetshëm”, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të kryesueme nga Flora Brovina, kryetare.

Përfaqësuesi i Iniciativës “Rritu shnetshëm”, Afrim Berisha, prezentoi hulumtimin e realizuem nga kjo iniciativë, i cili ka perfshi gjashtë regjione, 1000 pyetësorë me prindër dhe fmi, për me parë se sa konsumohen pijet energjike nga femijët dhe sa janë ata të vetëdijshëm për efektet negative që shkaktojnë ato.

Në pyetësorët me prindë, simbas Berishës, rreth 54 për qind e respodentëve kanë pohue se fmitë e tyne i konsumojnë këto pije, ndërsa nga pyetësorët me femi, ka rezultue se 74 për qind prej tyne konsumojnë pije energjike.