Pini 6 kafe n’ditë dhe shihni çka ndodhë

Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron nji hulumtim.

Nji studim i 7,000 njerëzve gjeti se u pa nji ranie e rrezikut prej 30% nga prekja nga ky kusht, nëse ata pinin ma shumë se 900ml kafe në ditë.

Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por asht e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera.
MS asht kushti ma i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.

Kushti, që prekë ma së shumti femnat, shkakton humbje të lëvizshmënisë, probleme me shikim, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme.

Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja asht mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje – por ata dyshojnë se kafeina asht përgjegjëse për luftimin e saj.

Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh.