Pini ujë sapo të zgjoheni. Qe pse!

Mungesa e ujit në trupin tuej asht nji faktor kryesor i shtimit të rrezikut të semundjeve të ndryshme, të tilla si: kanceri i gjinit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti etj.

Asht me randësi që ju sa të zgjoheni nga gjumi, para se t’i pastroni dhambët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë.

Mbas 45 minutash hani mëngjes dhe mbas mëngjesit nuk duhet pi apo hangër asgja për dy orët në vijim.

Simbas shkencëtarëve japonezë, asht e randësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet me konsumue 600 ml ujë.

Uji ka me pastru barkun tuej, por zvogëlon edhe rrezikun e zhvillimit të nji numri semundjesh.
Nëse ju duket shumë për të pi 600 ml ujë në mëngjes, filloni me sasi të vogla, pastaj tue e rritë gradualisht.

Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gja e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë.

Fytyra juej do të bahet ma e freskët dhe ma e pastër.

Pimja e ujit në momentin kur zgjoheni, do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të kriju qeliza të reja dhe inde të muskujve.