Policia ka nisë nji hetim në QKUK, qe pse!

Policia e Krimeve Ekonomike ka fillue me hetue skandalin e skadimit të afatit të stentave dhe materialeve tjera shpenzuese në Klinikën e Kardiologjisë.
Vlera e këtyne pajisjeve të skadueme besohet të jetë rreth 200 mijë euro.

E tana asht detajue në nji raport që i asht dorëzue Curr Gjocajt, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga u.d. drejtori i kardiologjisë Basri Sejdiu, shkruen Zeri.

Ky raport, që “flet” në detaje për pajisjet që u ka skadue afati e nuk janë përdor në atë klinikë, si konfirmojnë burimet në Policinë e Kosovës i asht kërkue menaxhmentit të SHSKUK’s nga ana e Policisë së Krimeve Ekonomike.