Prekëse, nana e 6 fëmive vdes nga kanceri, qe veprimi i shoqes

Nji grue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ka pranue me i adoptue gjashtë fëmitë e mikes së saj e cila vuente nga sëmundja e kancerit.

Stephanie Culley së bashku me bashkëshortin e saj Donnie po presin që me i mbarue procedurat e adoptimit për fëmitë e mikes së saj Beth Laitkep, e cila vuente nga sëmundja e pashërueme.

Nana e gjashtë fëmive me dy baballarë të ndryshëm jetonte e vetme, mbasi ata ishin largue, ndërsa gruaja vuente nga kanceri.

“Kur mjekët na thanë që nuk ka shërim për Beth, bashkë me të vendosa për me i adoptue tanë fëmitë, dhe ata e kanë pranue këtë gja”, ka kallxue Stephanie për mediat amerikane.

Beth u nda nga jeta më 19 Maj të këtij viti, ndërsa tashma familja e Stephanie dhe Donnie numëron në familjen e saj 9 fëmijë nga mosha dy deri 15 vjeç.