Prindë, kujdes me lodrat e fëmive tuej se munden me i verbue

Tane prindët duhen me qenë të kujdesshëm e të vetëdijshëm për çdo lodër që e përdor fëmiu e tyne.

E këtë e kallxon ma s’miri rasti i nji fëmie nga Tasmania, i cili e humbi shikimin e tij tue luejt me nji laser.

Nji adoleshent Tasmanian ka humbe 75% të shikimit të tij, tue luejt me nji laser.

Mjeku që e operoi tha se ai e kishte humb shikimin e tij si pasojë e mbajtjes se dritës se laserit në sy për nji periudhe të gjatë kohore.

Ai shtoi se dami asht i pakthyeshëm e s’mundet me u rregullue ma as me syza.