Provone këtë vaj dhe likura juej ka me mbetë gjithmonë e re

Përbamësit magjikë të lules së Amerikës Veriore janë kallxue të mrekullueshëm në tipa të ndryshme të likurës, çka ka ba që ky vaj lule me u ba hit në botë!

Kur asht fjala për botën e bukurisë, shumë lehtë bahemi skeptikë, sepse asht e njohun që çdo produkt i ri me u quejtë “i randësishëm”, ndërsa efektet e tij kallxohen me fjalët “magjik” dhe “të mrekullueshëm”.

Megjithatë herë-herë prezentohet ndonji produkt i ri i cili arrin me pushtue dhe me mbajtë interesimin e përdoruesve për nji kohë të gjatë dhe me krijue kënaqësi të përgjithshme. Këtë herë fjala asht për vajin e lules Akuamarin, e cila quhet blue tansy.

Ajo përftohet nëpërmjet procesit të distilimit të lules së Afrikës Veriore (Kamomili maroken) dhe për shkak të përbamësve cilësorë që i ka materiali organik, asht ba i dashun midis prodhuesve të vegjël të kozmetikës për kujdesin e likurës.

May Lindstrom, pronare e linjës kozmetike, thotë që vaji i lules ka qenë i njohun dhe i respektuem që para dheta vjetësh.