Provoni 6 mënyra për me u nxi ma shpejtë!

Nji ditë mbasi shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj tha se mbrenda dy viteve Kosova parashikon përfundimin e demarkacionit me Serbinë, kryeministri serb Aleksandar Vucic deklaroi se kjo u ba vetëm për konsum të mbrendshëm politik në Prishtinë.

Nga Brukseli, ku të Martën Serbia hapi dy kapituj të tjerë rreth bisedimeve për me u ba anëtarë e BE’s, si transmeton TCH, Vucic pranoi se nji kapitull tjetër me numrin 35, që flet për Kosovën, ka me qenë çashtje e veshtirë.

Por nënshkruesi i ujdisë me Isa Mustafën nga Gushti i vitit të kaluem, thotë se marrëveshja e tij me kryeministrin kosovar nuk ka deshtue.
Shefi i Qeverisë në Beograd, nga kryeqendra europiane dhe në krejt takimet ka dhanë deklarata paqësore, tue refuzue – si tha, – me folë fjalë të randa për politikanët në Prishtinë, ndërsa paralajmëroi së shpejt ka me i takue për me bisedue rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përpilimi i statutit i të cilit ka ngec.