Pse djathi ndihmon në parandalimin e peshës!

Në vend se të na trashë, po del se djathi na mbron nga shtimi në peshë.
Hulumtuesit kanë dasht me mësue, se pse francezët hanë aq shumë djathë dhe ende kanë trup të formësuem.

Në mënyrë që të mësohet pse djathi nuk ndikon në shtimin peshë, asht ba nji hulumtim me tre grupe njerëzish.
Në grupin e parë kanë hye ata që përdorin shumë qumësht, në grupin e dytë ata që hanë shumë djathë dhe në grupin e tretë, ata që kanë dietë të kontrollueme.
Tue i analizue urinën dhe mostrat krahasuese, ka dalë se njerëzit që hanë shumë djathë, kanë diçka të pazakontë në zorrët e tyne.

Te këta njerëz asht gjet se kanë shumë butirate, që janë acide të cilat i luftojnë yndyrat.

Në testet e bame në kafshë, asht gjetë se këto acide e ndihmojnë metabolizmin dhe e luftojnë obezitetin.

Për të përmbledh krejt, njerëzit që hanë djathë, kanë ma shumë butirate në trup, të cilat ndalojnë shtimin në peshë.

 

2-djathii