Pse duhet me kajt?

Lotët janë shumë të dobishëm, sepse lehtësojnë dhimbjen te artriti reumatoid, rregullojnë sistemin e imunitetit dhe reduktojnë alergjitë, ka tregu nji studim i bamë n’Universitetin Indiana.

Studimet e maparshme kanë tregu se njerëzit, të cilët vuejnë nga ekzema dhe alergjitë mbasi kajnë kanë nivel ma t’ulët të markerëve të inflamacionit imunoglobinë, derisa hulumtimi japonez ka tregu që njerëzit të cilët kajnë kanë dhimbje ma të vogël dhe simptoma ma të vogla të artritit reumatoid se ata që durojnë.

Kështu analizat e gjakut mbasi kajnë kanë tregu që niveli i kimikateve imunologike natyrale që përkeqësojnë artritin reumatoid asht ma i vogël se zakonisht, ndërsa mbas nji viti, kanë mund ma mirë ta kontrollojnë sëmundjen e vet.

Prandaj lotët në fakt janë mbrojtje natyrore e trupit kundër hormonit të stresit sepse kur kajnë e përcjellin me aktivitet të fortë në sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson trupin mbas ngjarjeve stresuese, lendimeve, për shembull dhe ngadalëson punën e zemrës.