Pse kajmë kur presim qepë? Qe përgjigja e shkencëtarëve

Në momentin që presim qepë pothuejse të tanë kajnë, dhe pyetja se pse ndodh ky fenomen deri tash nuk e kishte nji përgjigje.

Por, shkencëtarët e “American Chemical Society” (Shoqnia Kimike Amerikane) mendojnë se e kanë gjetë përgjigjen dhe e shpjegojnë ate me anë të një video, Nji nga shkencëtarët shpjegon se “përgjigja se pse qepët na bëjnë të qajmë fillon nga nëntoka”.

“Qepët janë perime që kanë të paktën 400 variacione, mes tyne edhe hudrën. Këto perime thithin squfurin që asht nëntokë për me formue sulfoksidet e aminoacideve, nji përbamës i squfurit që kthehet lehtësisht në gaz. Kur presim qepën, na hapim mija qeliza individuale të saj. Këto qeliza të hapuna çlirojnë enzima të veçanta si dhe sulfokside të aminoacideve, të cilat formojnë acid sulfenik. Acidi sulfenik dhe enzimat e qepës formojnë nji gaz, i cili arrin në sy. Syri reagon për me u mbrojtë nga kimikati dhe nis me lëshue ujë”, sqarojnë shkencëtarët.