Pse na lodhet truni mbasdite

Nëse ndjeheni të lodhun dhe të përgjumun mbas dreke, asht diçka plotësisht e natyrshme.

Simbas Dr. Fiona Kerr, specialiste neurologe nga Universiteti i “Adelaide”, njerëzit janë krijue për me fjete dy herë në ditë.

“Privimi i gjumit në përgjithësi ka nji numër pasojash negative në procesin krijues dhe për shëndetin e përgjithshëm mendor tha ajo për “Telegraph”.

Mungesa e gjumit të dytë sjell pasoja në vëmendje gjatë punës, lodhje, arsyetim jo-logjik dhe bllokimin e neuroneve të trunit.

Ajo shton se gjumi i dytë asht shumë i randësishëm.

Dr, Fiona Kerr, i këshilloi tane njerëzit me flejte qoftë edhe 15 minuta gjatë mbasdites sepse kjo sjelle përfitim në kujtesë, vigjilencë, rritje të nivelit të perceptimit, rritje të humorit dhe ma e randësishmja, ul nivelin e stresit.