Pse na skuqet fytyra kur bahemi nervoz?

Për disa njerëz kur nxehet biseda, nxehen edhe fytyrat e tyne.

Qysh shpjegohet në videon e “SciShow” ma poshtë, kur dikush ju shkakton stres, sistemi juej nervor e njeh atë si diçka “kërcënuese”, gja që ma mbas aktivizon nji përgjigje e cila ndikon në tane trupin.

Kjo mundet me ba zemrën me rreh ma shpejtë dhe venat e gjakut me rritë qarkullimin e tij. Kështu zgjanohen edhe venat e gjakut në fytyrë, dhe mbasi që ato janë shumë afër sipërfaqes së lëkurës, lëkura e merr nji ngjyrë të kuqe.

Dëshironi me mësue ma shumë? Kqyrne videon ma poshtë!