Pse ngojmë nji za kur lexojmë?

“Ka shumë teori rreth arsyes se pse na ngojmë nji za të mbrendshëm kur lexojmë, por nuk ka ende nji përcaktim të saktë”, shprehet Paul King, nji neurolog, i cili jep edhe nji shpjegim se pse ndodh kjo dukuni.

Egziston nji fenomen “i zanit të mbrendshëm” me të cilin i referohen mundësisë që ju mundeni me “ngue” veten tuej tue mendue , ky asht ai “zani i heshtun” që ju udhëzon ditë mbas dite në aktivitetet tueja. Kur ju imagjinoni me i kthye përgjigje dikujt dhe “ngoni” nji lloj zani, por ju e dini se në fakt nuk ka asnji tingull. Ky lloj fenomeni asht nji tip imagjinate, njisoj siç imagjinoni se si doket nji bretkocë.

Nji fenomen tjetër asht edhe nënvokalizmi. Akti i leximit aktualisht aktivizon muskujt e fytit, kordat e zanit dhe ndonjiherë edhe të buzëve.Kur na mësojmë me folë, na mësojmë me lëshue tinguj përmes gojës. Tue mësue me lexue, shpesh kjo përfshin edhe leximin me za të naltë. Derisa na lexojmë pa za, muskujt vijojnë me lëvizë dhe na “ngojmë” ate që dimë se si ka me tingëllue nëse kishim me folë me za të naltë.

Asht nji nerv në tru i quejtun “arcuate fasciculus”, i cili lidh pjesën e të folmes me atë të kuptimit të fjalës. Ky nerv luen nji rol të randësishëm në eksperiencën e zanit të mbrendshëm.