Pse pati të drejtë Shakespeare për rozmarinë!

rozmaria

Disa shekuj ma parë, William Shakespeare shkruente: “Hamleti i thotë Ofelisë: Merre këtë rozmarinë, për të kujtue”.

Si për shumë gjana të tjera, dramaturgu i njohun kishte të drejtë.

Aroma e rozmarinës ndihmon të moshuemit të kenë kujtesë të fortë.

Këtë fakt e konfirmon nji studim i Universitetit të Northumbias në Britaninë e Madhe.

Për studimin janë analizu 150 persona të moshës mbi 65 vjet, të cilët u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë u vendos në nji dhomë ku ishin vendos vajza esenciale livandoje ose rozmarine, ndërsa në dhomën tjetër nuk kishte asnji aromë.

Më pas, të moshuemit ju nënshtruen testeve të kujtesës.

Atyne ju kerkue të përcillnin disa mesazhe të cilat u ishin dhanë ma parë.

Në përfundim u vu re se ata që ndodheshin në dhomën me aromë mbanin mend ma shumë, madje kishin humor ma të mirë falë rozmarinës, ndërsa livandoja kishte efekt qetësues.