Pse zyrtarët amerikanë alarmojnë për virusin Zika!

zikaaa

Zyrtarët e shëndetësisë kanë deklaru se sa ma shumë hulumtime që bahen rreth virusit Zika, dukshëm shfaqet ma i frikshëm.

Shkenctarët gjithnji e ma shumë besojnë se virusi Zika që asht përhap n’Amerikën Latine dhe Karaibe shkatërron defekte në fetus dhe se gratë infekstohen gjatë shtatzanisë.

“Çdo gja që na shikojmë në lidhje me këtë virus bahet ma i frikshem se sa e kemi mendue në fillim”, tha Dr. Anne Shushat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Simbas saj ekspertët nuk presin që virusi të përhapet në SHBA, megjithatë gjatë nji konference të mbajtun në Shtëpinë e Bardhë, ajo ka shtue se ‘na absolutisht duhet të jemi gati’.

Presidenti i SHBA’ve Barack Obama ka kerku rreth 1.9 miliardë dollarë për të trajtu rastet emergjente dhe për të luftue virusin Zika, por kërkesa ka ngec pezull në Kongres.

Hulumtuesit e kanë lidh virusin Zika edhe me vdekshmeninë fetale, me dështimet gjatë shtatzanisë, me problemet e syve dhe me komplikime tjera, të cilat nuk asht se paraqiten vetëm në tre mujorin e parë të shtatzanisë, por gjatë gjithë shtatzanisë.

Simbas hulumtuesve brazilian, virusi Zika sulmon qelizat e trunit në zhvillim.