Psikologët e zbulojnë pse i mbyllim sytë kur puthemi

Njerëzit i mbyllin sytë e tyne kur puthen për me lejue trunin e tyne me u fokusue te detyra që ka në dorë, thonë psikologët.

Nji studim për shikueshmëninë dhe ndjeshmëninë e prekjes te Royal Holoway i University of London, ka dale në përfundim se truni e ka të vështirë me e krye nji tjetër proces të ndjesisë kur asht i përqendruem te stimujt vizualë.

Psikologët Polly Dalton dhe Sandra Murphy kanë dalë në përfundimin se “ndërgjegjësimi nga ndjesia e prekjes nvaret nga niveli i angazhimit perceptues në nji detyrë vizuale konkurruese”.

Këto rezultate të publikueme te Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance, u arritën pa studiue puthjet e çifteve.

Për me mat ndjeshmëninë vizuale, pjesëmarrësit plotësuen disa detyra të vështirësive të ndryshme. Reagimi ndaj prekjes u mat nga reagimi ndaj nji vibrimi të vogël të aplikuem në duert e tyne.