Psikologia e Harvardit: Qe çka duhet me ba direkt mbasi t’çoheni

Ju mungon besimi dhe nuk ndiheni të sigurt në vetvete? Nji psikologe nga Harvardi, Amy Cuddy ka nji këshillë për tanë juve.

Ajo i kushton randësi gjuhës së trupit për me pas besim dhe sukses në vendin e punës, qoftë edhe në shkollë. Këshilla e saj asht që ju me marrë “poza të fuqishme”.

Por, çfarë asht nji pozë e tillë. Sigurisht që ka të bajë me mënyrën e qëndrimit të nji personi. Qëndrimi në kambë me duert në hijet tueja, e ban dokjen të fuqishme, në krahasim me qëndrimin ulun dhe me kurrizin e mvarun.

Ky qëndrim “i fuqishëm” ka me ndryshue nivelin e hormoneve në tru, mbas vetëm dy minutave dhe ka me ju ba me u ndie ma të sigurt, ma të fuqishëm dhe ma pak të stresuem.