Pudra talk shkakton kancer? Ky vendim gjyqësor habit botën!

Nji gjykatë amerikane vendosi me damshpërbly nji grue me 70 milionë dollarë mbasi ajo pretendonte se pudra talk e kompanisë Johnson&Johnson i ka shkaktue kancer ovarian.

Deborah Giannecchini nga California, SHBA, u diagnostikue me kancer në vitin 2012.

Ajo akuzoi kompaninë gjigande, tue theksue se e mori sëmundjen mbasi perdori pudrën talk në zonën intime.

Avokati i saj, Jim Onder tha: “Jemi të lumtun për vendimin e marrë. Gjykata konfirmoi se kompania duhet me paralajmërue publikun për rrezikun që vjen nga produkti i tyne”.

Megjithatë, kompania ka mohue që produkti i tyne përban ndonji rrezik, madje edhe nëse përdoret në zonën intime.

Nji zadhanëse e kompanisë tha se ata kanë me apelue vendimin.

“Na udhëhiqemi nga shkenca dhe deklarojmë me siguri të plotë se produktet tona nuk parbajnë rrezik”.

Kjo nuk asht padia e vetme ndaj kësaj kompanie për të njajtën akuzë.

1.7 milionë persona diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA, prej tyne 22 mijë me kancer ovarian.

Shumë studime thonë se nuk ka lidhje mes kancerit ovarian dhe pudrës talk.

Megjithatë nji studim thotë se pudra talk shton me 40 përqind mundësinë që të prekeni nga ky lloj kanceri.

Kjo pudër vjen nga minerali i talkut, që gjendet në mbanë botën.

Pudra talk përdoret që prej vitit 1894 gjanësisht në kozmetikë dhe kujdes personal.

Kjo pudër thith lagështinë.

 

2-pudra