Puna tue qëndrue ulun, qe qysh mundeni me evitue efektin negativ

Krejt e dimë se qëndrimi ulun për nji kohë të gjatë ndikon negativisht në shnetë. Por, studiuesit kanë zbulue se mjafton nji orë aktivitet fizik në ditë, për me ba të paefektshëm këtë ndikim.

Studimi që ka arritë në këtë përfundim ka përfshi 1 milion veta dhe asht botue në revistën shkencore prestigjioze “Lancet”.

Grupi kërkimor i Universitetit të Kembrixhit dhe Shkollës Norvegjeze të Shkencave të Sportit arriti në përfundimin se kush qëndron ulun 8 orë në ditë, por ban aktivitet fizik, asht ma pak i rrezikuem se ata që qëndrojnë ulun për të njajtin numër orësh dhe nuk përfshihen në aktivitet fizik.

Për të eliminue këtë rrezik, mjafton nji orë në ditë me aktivitet fizik si ecje dhe pedalim.