Qe çfarë domethanie kanë gropezat, të cilat formohen kur buzëqeshni!

Portrait of young attractive casual woman.

Gropezat janë deformim muskulor i ftyrës

Si duket, gropezat janë deformim muskulor, prandaj edhe nuk i ka çdo njeri.

Mirëpo, kush e ka mendue se shumë njerëz kanë me pague për ndërhymje kirurgjike vetëm për me shkaktue artificialisht nji deformim të tillë?

Gropezat janë të ndërlidhuna me “rininë e përhershme”

Njerëzit kanë me dyshue se a keni pi ndonji gja nga Shatërvani i Rinisë, mbasi që shkencëtarët kallxojnë se këto gropeza të vogla bajnë me u dukë ma të ri përgjatë viteve.

Shumë kultura të ndryshme i konsiderojnë gropezat si shej i fatit të mirë dhe suksesit

Nëse veç nuk e keni ditë, anë e mbanë botës ka shumë popuj dhe kultura të ndryshme që këto gropeza i konsiderojnë si të “shejta”. Kjo ndoshta e ban logjike faktin nëse e merrni shokun tuej që ka gropa kudo me vete.

Buzëqeshni!

Rreth 60 për qind e yjeve të Hollywood’it kanë gropeza dhe ato shihen si shej i bukurisë.

Gropezat janë në gjene…

Gropat janë trajtë gjenetike, fatkeqësisht. Prandaj, nëse veç nuk keni lindë me fat, nuk ka ndonji mënyrë tjetër natyrale për me i pasë ato…
Personat me gropeza duken ma atraktivë seksualisht

Studime të reja kallxojnë se gropezat i bajnë personat të duken ma joshës. Prandaj, nëse keni gropeza dhe dikush po ju vëzhgon ftyrën pa ndërpre, atëherë mundësitë janë të mëdhaja se keni me përfundue në shtrat me atë person…