Qe çka duhet me hangër para gjumit për nji natë të qetë

Ata që kanë probleme me gjumin, kanë nji “aleat” të ri. Konsumimi i nji cope çokollade të zezë para gjumit mundet me garantue nji gjumë të qetë.

Çokollada ka në përbamje magnez, nji mineral esencial që “nxit” orën biologjike dhe rregullon ritmin zgjim-gjumë.

Ky asht rezultati që ka dalë nga nji studim i Universitetit të Edimburgut, i publikuem në revistën “Nature”.

Studiuesit thonë se magnezi ndihmon sistemin imunitar dhe i ban mirë zemrës.

Magnezi gjendet edhe te peshku, bananet, avokado, frutat e thata, etj.