Qe çfarë efekte ka kjo maskë e çuditshme

Kjo maskë në masë të madhe rivitalizon likurën, eleminon ajtjen e gropave të syve. Ndikon shumë butë në likurë nën sy dhe nuk irriton asnji tip likure.

Tue e përdorë këtë maskë dy herë n’javë, likura përreth syve tuej do të bahet e shkëlqyeshme, e limueme, e fortë dhe elastike.

Patatja përmban enzimë kateholi, e cila shpesh përdoret në kozmetikë për zbardhje të likurës. Nuk asht vështirë me u aplikue, ndërkaq patate me siguri gjithmonë keni në shpi.

Recepti:

Ju duhen 2 lugë patate të freskëta, të grime butë në erende dhe 2 copë fasha.

Vendoseni pataten e grime në erende në copat e fashave (nga nji lugë në secilën fashë), masandej përdoreni maskën në zonën përreth syve në atë mënyrë që fasha me qindrue mbi pataten.

Leni maskën në fytyrë 20-30 minuta. Masandej hekeni dhe lajeni me ujë të nxetë apo me çaj kamomili. Përdoreni maskën 2–3 herë në javë.

Kundërindikacionet për këtë maskë nuk egzistojnë.