Qe çka duhet me ba për me qenë sa ma energjik në punë

Shumica e njerëzve ndjehen të lodhurn kur çohen herët në mëngjes për me shkue n’punë. Mungesa e energjisë për shkak se nuk kemi kry ushtrime fizike, nuk kemi hangër mëngjes apo nuk kemi ba mjaftueshëm gjumë, mundet me ndikue keq në performancën tonë të punës.

Të pasunit nji stil të shnetshëm të jetës asht nji gja e randësishme.

Konsumoni ujë

Konsumimi i ujit jo veç që na mban të hidratuem, por edhe ma energjik. Uji i largon toksinat nga sistemi dhe ua jep atë ndjenjën e të qenit i/e plotë, prandaj jeni ma të primë të mos ushqeheni me ushqime të këqija. Aq ma shumë ujë që pini, aq ma shumë udhëtime për në tualet keni me ba, gja që ju inkurajon të lëvizni përgjatë ditës.

Ushqimi i shnetshëm

Shumica prej neve e kemi përjetue atë momentin e mbasdites ku veç duem me hangër diçka, shpeshherë diçka të kripun ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyne dëshirave jo të shnetshme. Mbani ushqime të shnetshme afër dhe qëndroni të pregaditun kur jeni të uritun.

Meditim

Praktikimi i meditimit na ndihmon të ngadalësojmë me gjanat dhe të jemi mjaftueshëm prezent për me i njoftë gjanat e vogla, të cilat na sjellin kënaqësi në punë.

Gjithashtu, meditimi na ndihmon me i pa ma qartë qëllimet tona dhe të jetojmë nji jetë ma të kompletuem.

Aktivitetet e vogla fizike

Kur jeni në punë, shtoni edhe pak aktivitet fizik rutinës tuej ditore. Në vend se të përdorni ashensorin, ngjituni shkallëve ose nëse përdorni transport publik, ndaluni nji stacion ma herët dhe ecni për në punë. Gjatë pushimeve të drekës dilni dhe ecni me kolegët.

Bani nji pushim 5 minutësh

Herë mbas here pushoni sytë tue kqyrë nji objekt të caktuem. Bani ushtrime të zgjatjes në tavolinë.