Qe çka ju ban soda e bukës dhambëve tuej

A e dini se soda e bukës asht përdorë si pastrues dhambësh për 150 vjet? Për fat të keq, ajo mori reputacion si grryes ndaj smaltit të dhambëve. E vërteta asht se soda e bukës zbardh dhambët, heq njollat dhe asht nji vrasës efektiv i mikrobeve dhe baktereve që shkaktojnë prishjen e dhambëve.

Soda kur përdoret në sasinë e duhun, asht nji element shumë efektiv. Studimet kanë tregue madje se ajo rrit absorbimin e kalciumit nga dhambët.

Si ta përdorim sodën e bukës te dhambët

Në fillim vendosim pak sodë në nji enë të vogël. Lagni furçën tuej me ujë, kalojeni te ena me sodë dhe filloni me i la dhambët me kujdes, për rreth 2 minuta.

Lani edhe gjuhën me furçe me sodë për 20 sekonda. Aty gjenden shumë mikrobe. Në fund e shpërlani me ujë.