Qe çka ju duhet për me ulë tensionin e naltë

Nji studim i fundit, që ka përfshi mija persona, ka kallxue se kosi e ul me 20% rrezikun e tensionit të naltë. Efekti asht hetue ma shumë te femnat, mbasi mashkujt konsumojnë shumë ma pak kos, simbas studiuesve amerikanë.

Të mirat e kosit pesë herë në javë ishin edhe ma të mëdhaja te ata persona që konsumonin gjithashtu fruta, perime dhe arra, shkruen Shije.

Justin Buendia i Universitetit të Bostonit, tha: “Nuk ka ushqime magjike, por me shtue kosin në nji dietë të shnetshme ndihmon me u ule rreziku i tensionit të naltë te femnat. Ky asht studimi ma i madh deri më sot për kosin”.

Ky studim përdori të dhana nga 240 000 persona, shumica femna të moshës 25-55 vjeç. Gjithsesi, nuk asht spjegue se qysh kosi e ul tensionin.

Studime të tjera kanë dalë në përfundimin se bakteret që ka kosi luejnë rol në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.