Qe çka propozojnë studiuesit për nji shtatzani të shnetshme

Acidi folik në formë sintetike po konsiderohet si nji pjesë thelbësore e nji shtatzanie të shëndetshme.

Grupe të ndryshme të studiuesve mjekësor, po i rekomandojnë gratë shtatzana me marrë nji sasi prej ma s’paku 400mg të acidit folik çdo ditë, shkruen Huffingtonpost.

Ky rekomandim po udhëzohet për me mundësue parandalimin e defekteve në damarët e trunit, shpinës apo palcës kurrizore gjatë lindjes.

Simbas hulumtimeve përfitimet janë të padiskutueshme, mbasi studimet treguen se ma shumë se gjysa e këtyne anomalive të lindjes munden me u parandalue tue marrë acid folik të mjaftueshëm, thjeshtë sikurse me konsumue nji vitaminë të përditshme, për nji kohë të caktueme para lindjes së fëmise, shkruen Huffingtonpost.