Qe ku ndodhet restoranti ma i mirë n’botë!

Restoranti ma i mirë në botë asht “Osteria Francescana”, i cili ndodhet n’Itali.

Zyrtarisht, ai asht vendos në krye të listës së sivjetshme të 50 restoranteve numër nji të globit.

Simbas mediave ndërkombëtare, ky restorant u vendos në krye të listës me argumentin e gërshetimit perfekt të së resë me pjatat tradicionale.

“Asht e gjitha falë nji pune të madhe. Asht pak të them që po me plas zemra, por ndihem mirë, ndihem jashtëzakonisht mirë”, shprehet pronari i restorantit Massimo Bottura, para 800 të ftuemve në “World’s 50 Best Restaurants Awards”.

Ndërkohë vitin që shkoi, “Osteria Francescana” e ndodhun në Modena, u rendit e dyta, e këtë radhë, ka ndrrue vendet me fituesin e 2015’tes, “El Celler de Can Roca” në Girona të Spanjës.

Lista e 50 ma të mirëve, e hartueme nga revista “Restaurant” që prej vitit 2002, bazohet në eksperiencat personale të 972 shefave të kuzhinës, pronarësh të restoranteve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertëve të kulinarisë.

Simbas kësaj reviste, i treti u rreshtue restoranti “Eleven Madison Park” i New-Yorkut, i cili u ngjit me dy vende krahasue me vitin që shkoi, ndërsa “Noma”, mbajtëse e titullit aq të lakmueme për katër vjet rresht 2010, 2011, 2012 dhe 2014, pati ranie perseri.

Pronari i restorantit në Kopenhagen, të njohun për kuzhinën e avancueme nordike, asht Rene Rexhepi me origjinë shqiptare.

 

2-restoranti

 

3-restorani

 

4-restorani

 

5-restorani