Qe ku qëndron lidhja mes zemrës dhe trunit

Nji studim i publikuem në revistën “Neurologji” lidh ngushtë palestrën me përmirësimin e aftësive të të menduemit te të rritunit.

Studimi përfshiu 877 të rritun me moshë mesatare 65 vjeç dhe vlerësoi përshtatshmëninë e tyne kardiovaskulare. Për të vlerësue qasjen e tyne kardiovaskulare, hulumtuesit përdorën nji masë standarde e njohun si VO2 max, e cila asht përcaktue si shuma maksimale e oksigjenit që trupi juej mund të përdorë, ndërsa jeni tue u ushtrue në palëstër apo tue ba ecje në natyrë. (V qëndron për vëllimin, O2 asht për oksigjen, dhe max asht për maksimum.) Pjesëmarrësit gjithashtu banë nji shumëllojshmëni testesh për të vlerësue aftësitë e të menduemit, kujtesës, dhe funksionin egzekutiv (nji kategori të aftësive mendore të përdoruna për të menaxhue kohën dhe planet).

Në përfundim të studimit, hulumtuesit dolën në konkluzionet se, njerëzit, të cilët stërviten rregullisht (nuk flitet për sforcim) kanë aftësi ma të mira njohëse dhe të menduemit.

Dy orë dhe 30 minuta aktivitet me intensitet të moderuem, aerobi, ecje e shpejtë ose nji orë e 15 minuta aktivitet i fuqishëm me intensitet, si vrapimi janë ato që rekomandohen.