Qe kush asht objekti me ma shumë baktere në shpinë tuej?

Çuditnisht, tualeti juej asht nji nga sipërfaqet ma të pastra në shpinë tuej.

Ndërkohë, vendet që janë ma shumë të prituna të kthehen në nji habitat të përsosun për bakteret në shpinë tuej, janë koshi i plehnave, koshi i rrobave të papastra dhe drrasa ku presim perimet.

Lista e objekteve që përmbajnë mikrobe me shumicë vijon me telefonin celular dhe paret që kalojnë me napër dur. Peshkirat janë gjithashtu të pasun me baktere, simbas studimit të bamë në Universitetin e Arizonës.

Por, pse paska kaq shumë mikrobe në peshkirë? Kjo ndodh për dy arsye: e para, peshkirat munden me qëndrue të lagun për nji kohë të gatë, tue ju lejue mikrobeve me u shtue, dhe e dyta, për faktin se përdoren në vendet ma të ndotuna të shpisë.