Qe kush e redukton kancerin e likurës deri në 50%!

Asht nji prej perimeve ma të konsumueme, sidomos gjatë sezonit veror. Por, a e dini se domatja ka aftësinë me reduktue deri në 50% rrezikun e kancerit të likurës? Asht ky përfundimi i studimit ma të fundit të kryem nga Ohio State University.

Ato kanë zbulue se mijtë mashkuj, të cilët përdorën nji dietë me domate për 10 ditë me radhë dhe mandej u ekspozuen ndaj rrezeve ultravjollcë, kishin mesatarisht 50% ma pak shance që të prekeshin nga kanceri i likurës, kjo krahasue me mijtë që nuk konsumuen aspak domate. Lidhja që egziston midis kancerit të likurës dhe domates spjegohet në saje të nji përbamje që gjendet te kjo e fundit dhe që i jep pigmentin e kuq, i cili lufton njikohësisht këtë lloj të kancerit.

Kanceri i likurës asht nji prej llojeve ma të përhapuna në ditët e sotme dhe nuk kursen as femnat dhe as mashkujt.