Qe përfitimet shëndetësore qe na jep hurma

Hurmat sjellin shumë përfitime shëndetësore. Ato ndihmojnë për me reduktue në anemi, hipertension, kolesterol të naltë dhe diarre.

Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si frutat ma të shnetshme në planet. Ky frut tretet shpejt dhe ju mban të ngishëm. Sheqeri natyral që posedon hurma, asht alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky frut asht shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve tjera, bile edhe kancerit.

Personat anemikë duhet me hangër sa ma shumë të jetë e mundun, sepse janë nji burim i shkëlqyem i hekurit. Rekomandohet gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzana. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën.

Ato ndalojnë edhe diarrenë mbasi që janë të pasuna me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi me u tretë shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica largohet nga trupi.