Qe pse disa njerëz folin në gjumë

Shpesh na ndodh me dëgjue për njerëz që folin në gjumë, por mund të jemi edhe vetë protagonist të këtij ligjerimi të çuditshëm.

E folmja në gjumë asht njohun si somniloquy, nji çrregullim gjumi, ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gja.

Simbas “National Sleep Foundation”, kjo dukuni godet ma shumë mashkujt dhe fëmitë.

Arsyet e t’folmes në gjumë lidhen me nji pavetëdije emocionale që kalon njeriu në momentin real kur i ndodh, por në mbrendësi lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhaniet e kalueme që kanë ende randësi apo ndikim emocional.

Të tjerë faktorë ndikues janë edhe: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose nga disa medikamente të caktueme. Simbas shkencëtarëve, e folmja në gjumë nuk mundet me zgjatë ma shumë se 30 sekonda.